Manjola Nallbani ka mbajtur një koncert me studentët e lëndës “Muzikal” në Universitetin e Arteve. Pjesë nga muzikalet më të njohura botërore, dhe muzikë lirike, të lehtë dhe popullore të përpunuar, ishin pjesë e koncertit.
“Jam krenare që kam krijuar para 12 vitesh në Universitetin e Arteve degën e Muzikalit dhe jemi edhe sot këtu. Koncerti ka disa pjesë nga muzikalët më të njohura dhe po ashtu muzikë lirike, muzikë te lehtë dhe muzikë popullore të përpunuar dhe ”, tha Nallbani
Ajo foli edhe për rëndësinë e lëndës dhe formimit të studentëve.
“Breza të tërë studentësh janë duke marrë një kulturë muzikore dhe të gjitha gjinitë e muzikës po dalin nga kjo shkollë me maksimumin e formimit muzikor. Është bukur që ata të dalin nga shkolla vetëm me muzikë lirike, por të jenë 3D”, shtoi ajo.
Koncerti u mbajt në hollin e Akademisë dhe të pranishëm ishin edhe këngëtarë të njohur si Sabri Fejzullahu.