Lajme

Maqedonia e Veriut do të shfrytëzojë rreth 3 milionë tonë qymyr nga miniera e Obiliqit

Kosova dhe Maqedonia e Veriut kanë nënshkruar marrëveshje në fushën e energjisë.

Siç ka njoftuar ambasada e Kosovës në Shkup me këtë marrëveshje të nënshkruar mes AD ESM dhe Korporatës Energjetike të Kosovës, Maqedonia e Veriut do të mund të shfrytëzojë rreth 3 milionë tonë qymyr në minierën e Obiliqit gjatë 36 muajve të ardhshëm.

Marrëveshja thuhet se është rezultat i mbledhjes së përbashkët të dy qeverive.

“AD ESM dhe Korporata Energjetike e Kosovës (KEK) kanë nënshkruar një marrëveshje strategjike trevjeçare, përmes së cilës AD ESM do të mund të shfrytëzojë rreth 3 milionë tonë qymyr në minierën e Obiliqit gjatë 36 muajve të ardhshëm. Marrëveshja është derivat i bashkëpunimit të nisur përmes Memorandumit të Mirëkuptimit për Energjinë, të nënshkruar në kuadër të mbledhjes së përbashkët të dy Qeverive në Prishtinë, në vitin 2024. E nënshkruar nga drejtuesit e AD ESM dhe KEK, Lazo Uzunchev dhe Gramos Hashani, marrëveshja pritet të kontribuojë në forcimin e stabilitetit energjetik në të dyja vendet”, thuhet në njoftim.

Të Ngjashme