Kuriozitete

Maqedonia e Veriut nuk e ndalon Tik-tokun

Maqedonia e Veriut për momentin nuk është duke menduar për ndalimin e aplikacioneve sikurse TikTok, për shkak të sfidave të rrezikshme dhe ndikimit negativ ndaj të rinjve.

Ministri për Transformim Digjital, Stefan Andonovski, gjatë një press-konference ka njoftuar se është përpunuar udhëzuesi nga MASH që është shpërndarë me shërbimin Pedagogjik.

Ky udhëzues do t`u drejtohet mësimdhënësve të shkollave fillore dhe të mesme, që të bisedhet me fëmijtë lidhur me sfidat që po ndodhin nëpër rrjetet sociale.

TS Poll - Loading poll ...

“Do të publikohet udhëzuesi, bashkë me kodin që çon drejt ueb-faqeve të dobishme, që mund të shfrytëzohet nga prindërit që t`ua kufizojnë qasjen e fëmijëve” – tha Ministri.

Hapi i dytë është Qendra për internet më të sigurtë që në mënyrë plotësuese do të jep resurse dhe ndihma për fëmijtë. Qendra duhet të formohet deri në fund të vitit.