Dy ditë më parë, pikërisht më 29 Nëntor, një ditë e vrëndësishme kjo për të gjithë shqiptarët reperi me famë botërore publikoi klipin e tij më të ri “Polar Opposites”, në të cilin u shfaq i veshur me shqiponjën dy krenare, gjithashtu nën rreshta përmendi edhe tensionet e shtuara në Prishtinë.
Por, ndër të tjera në këngën e tij Drake përmendi dhe vajzën që “i ka thyer zemrën”. Epo, ajo tashmë është zbuluar dhe është pikërisht vajza shqiptare nga Tirana e cila jeton në Neë York.
“Mariana, ti theve besimin tim
Pse duhet t’ia vësh veshin propagandës?
Sapo thyem akullin dhe tani po ikën
U tregova i sjellshëm, s’të kuptoj
Duhet ta lësh tët motër të bëhet zëri i arsyes tënde
S’e di a po i lexoj mesazhet e tua mirë
Ose thjesht veprimet e tua po më mashtrojnë”, thotë reperi në këngën e itj.
Mariana “e Drakes”, ka lindur në Tiranë dhe punon në New York aty ku dhe punon si stiliste. Sipas asaj që po flitet lart e poshtë nëpër rrjetet sociale thuhet se shqiptarja ka qenë shoqe me ish-të dashurën e reperit. Por, kjo s’i ka penguar që të bëjnë replay me njëri-tjetrin në rrjetet sociale dhe kjo s’i ka shpëtuar fansave.
NewsBomb