Marget, vajza e Marina Vjollcës dhe Getoar Selimit ka festuar 2-vjetorin. Moderatorja e uroi me fjalët më të ëmbla të voglën e saj.
“Ti nxjerr më të mirën në këdo që takon. Shpirti yt mund të ndriçonte gjithë qiellin. Unë falë teje kam gjetur kuptimin e jetës! Ti je bekimi i jetës time!”, shkroi moderatorja. Por në mbrëmje, Marina ka ndarë edhe një video të realizuar gjatë setit fotografik, ku ka zbuluar për herë të parë portretin e Marget.
Ndërsa babi Geti i ka dedikuar një këngë për ditëlindje vajzës së tij, titulli i së cilës mban emrin e saj.