![](https://i0.wp.com/portalifiks.com/wp-content/uploads/2023/06/mario-dhe-joni-reagojne-per-here-te-pare-pas-prishjes-se-miqesise-me-luizin_64787f784ee62.jpeg?resize=850%2C439&ssl=1)
“Unë me Marion dhe Jonin kam ndenjur shumë bashkë. Para se të hyja në BBVIP, kisha 2 vite pa folur me ta. Ishim shkëputur.”, ishte ky komenti i Luiz Ejllit për 2 miqtë e tij që e surprizuan edhe në BBV.
Kaq ka mjaftuar që shoqëria mes tyre të përfundojë njëherë e mirë.
Mario dhe Joni s’kishin bërë asnjë reagim, deri më sot. Dy djemtë janë takuar me njëri-tjetrin dhe krahas një fotoje ku shfaqen duke trokitur gotat teksa konsumojnë alkool, shkruajnë:
“E lagu… s’e lagu. KQR?”
Me këtë fjali, duket se djemtë nënkuptojnë se s’i bëhet fare vonë për situatën e ndodhur me Luizin.