ShowBizzz

Mark Frroku, bashkëshorti “problematik” për të cilin Rudina Dembacaj falenderon Zotin

Vitet e fundit, figura e Mark Frrokut në media, intervista e rrjete sociale është shfaqur si figura e një babai dhe bashkëshorti shmbullor.

Kjo falë gruas së tij, aktores Rudina Dembacaj e cila në çdo dalje flet me superlativa për partnerin. Lidhja e Mark Frrokut me Rudinën u bë publike, kur askush nuk dinte asgjë për divorcin e saj me Aleksandrin, babain e vajzës së saj.

Martesa erdhi shumë shpejt. Në 2021 Rudina dhe Marku bënë një ceremoni martesore që mori vëmendjen e të gjithëve. Madje aktorja ka shprehur herë pas here dëshirën për ta bërë Mark Frrokun baba për herë të katërt.

TS Poll - Loading poll ...

“Faleminderit Zotit që të kryqëzoi në jetën time! Të dua shumë”, është një nga dedikimet e shumta të aktores për Markun.

Mirëpo, sot shqiptarëve ju “ringjall” edhe njëherë imazhi i Mark Frrokut, si ish-politikani problematik, shkruan AlbEu.com.

Pas një konflikti për pronën ditën e djeshme te Kepi i Rodonit, ish-deputetit i janë vënë prangat. Në dëshminë e tij, Frroku tha se nuk e di kush është përfshirë në konflikt pasi nuk i mban mend.

Kjo nuk është hera e parë që Frroku ka përfunduar pas hekurave.

Ish-deputeti Mark Frroku përfundoi në pranga në prill të 2015, pas mbërritjes të letër-porosisë nga Belgjika.

Sipas dokumentave në 2015, Mark Frroku akuzohej se ka pasur në makinën e tij një të dyshuar si trafikant ndërkombëtar droge dhe se nuk ka lejuar policinë ta arrestojë atë duke mos pranuar t’i kontrollohet makina.

“Më lini të bëj jetën time. Nuk i komentoj shpifësit. Nuk kam asnjë lidhje me ato akuza dhe meqë ra fjala kush qenkan ata që më akuzokan?” – tha Frroku në atë kohë.

Në 2016 Gjykata e Krimeve të Rënda ka urdhëruar sekuestrimin e pasurisë së ish deputetit Frroku, pasi prokuroria dyshonte se është krijuar nga veprimtaria kriminale në fushën e trafikimit të narkotikëve dhe të shfrytëzimit të prostitucionit./albeu.com/