ShowBizzz

“Marr vesh që Luizi më ka sharë familjen…”, Dea Mishel reagon pas ofendimeve të këngëtarit

Ditën e sotme, në rrjet qarkulloi një video ku dëgjohej Luiz Ejlli teksa në mënyrë indirekte ofendonte Dea Mishel dhe familjen e saj, pasi blogerja i ishte drejtuar me fjalët “provincial” gjatë qëndrimit në BBV.

Nisur nga kjo deklaratë e këngëtarit, Dea Mishel i ka reaguae me disa postime në Instagram pak minuta më parë.

Si fillim ajo shprehet se po jetonte një jetë të lumtur, deri mëngjesin e sotëm, ku u zgjua me deklaratën e “hidhur” të Luizit.

E para, une po jetoja jeten time e lumtur dhe marr vesh qe Luiz Ejlli me paska share ne familje. TURP, burre 40 vjec, per nje LOJE!!

E dyta, une s’kam inate me ty, sepse kam kohe qe jam prezente ne TV dhe kam pune te qendrueshme, madje me behet qejfi te punosh e te kesh mundesi sa me shume. Sic ta kam thene live. Po ti i pangopur me fame e vemendje, vazhdon luften me mullinj ere.

E treta, s’kam thene kurre qe Shkodra eshte province. E provincat s’kane asgje te keqe. Çdo vend eshte i bekuar! Une Shkodren e adhuroj. Kam thene qe ti Luiz ke mentalitet provinciali, qe vazhdon e verteton me keto video. Ja po ta shpjegoj nese nuk e ke te qarte cfare eshte mentaliteti i provincialit : mendjengushtesi e shoqeruar me mungese informacioni qe reflektohet ne perditshmeri duke mos pranuar njerez apo opinione ndryshe nga te tuat.

Sa per hipje-zbritje njerezish une i te dashur kam pasur gjithe jeten dhe kjo ska aq rendesi po eshte shume menyre e shemtuar per t’iu drejtuar nje vajze kjo qe ti zgjedh. Per me teper ti je nje mashkull qe ka rene ne dashuri me nje vajze me disa partnere publike. Une nuk gjykoj asnjeri, por nese deshiron te gjykosh, fillo nga vetja.

E per cdo vajze qe qesh e duartroket kur nje vajze tjeter ulet, turp!

Thoje qe cdo gje ishte loje dhe do mbaronte brenda shtepise. Po ja ti je prova qe njerezit e keqinj nuk ndalen kurre. Per ty nuk ishte as loje, as nuk mbaroi aty. Ti e vazhdon urrejtjen qe shperndan, madje kalon ne nivele te uleta te permendjes te familjes, qe une s’do ta bej kurre. Kujdes cfare i meson atyre qe te ndjekin, sepse ke nje lloj impakti ne shoqeri. Mos e zmadho urrejtjen qe ke ti per grate, per arsyet e tua.

Nejse s’ke faj ti, kam faj une qe s’te padita per kercenimin qe me bere, qe ne ate moment kur e bere. Kur me premtove qe do me zhgarravisje dhe do me krijoje kujtimet me te keqia, per nje nominim ne nje loje…. Do kishe dale nga shpia qe ate dite, shoqeruar nga policia. Por ti sot ma kthen kete me mosmirenjohje. Une zgjodha te te fal e paskam bere gabim.

Nje here te fundit, mos e permend me familjen time.

Arrite majen, ke statusin si fitues i nje populli, mos u bej i turpshem.

Thene kjo, Une nuk kisha ndermend te flisja ndonjehere per ty dhe as nuk do flas me ndonjehere per ty Nuk je ne mendjen time.

Sot do vazhdoj te festoj ditelindjen e mamit me familjen time, pavaresisht se ti dhe te gjithe qe ishit ne ate koncert hodhet gjithe ate vrer drejt nesh dhe me nderprete. Gjerat e mia te shenjta mos mi prekni.

Jeta ime eshte e bukur, une jetoj e plotesuar. Nuk jetoj per klikime, as per tu pasuruar deri ne pangopje”, përfundon Dea Mishel.