Lajme

“Marre!”, Dosti shpërthen ndaj Ramës pas fjalimit në OKB: Antishqiptar i betuar deri në vdekje

Publicisti Adriatik Riza Dosti ka reaguar përmes një postimi në Facebook lidhur me fjalimin e kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama, në Organizatën e Kombeve të Bashkuara.

Dosti ka shprehur kritika të ashpra ndaj Ramës, duke komentuar disa prej deklaratave të tij dhe mënyrën se si u paraqit Shqipëria gjatë fjalimit në OKB.

Dosti ka shkruar se protestat në Tiranë, sipas deklarimeve që ai i atribuon Ramës, nuk lidhen vetëm me kundërshtimin ndaj qeverisë, por edhe me zhvillime ndërkombëtare.

Postim i plotë:

Antishqiptar i betuar deri në vdekje…

Edhe në fjalën e tij të fundit në OKB…

….Është e neveritshme të thuash që Shqipëria është e shqiptarëve.

…Kanë ditë të tëra që në Tiranë kanë dalë e protestojnë kundër meje e qeverisë sime ca njerëz pa identitet e të nxitur e paguar nga agjenturat e huaja.

…Ky vend… Amerika e tradhtoi e para Hashim Thaçin… Biden me shokë që sot nuk janë këtu në këtë takim.

…Protesta e shqiptarëve në Tiranë në fakt nuk është kundër meje, por është një protestë antisemite dhe një komplot ndërkombëtar kundër Netanjahut, me qendër kryeqytetin shqiptar.

Këto pra, ç’ka shkruajta më lart, tha ndër të tjera në fjalimin e tij të fundit në OKB kryeministri ende në detyrë i Shqipërisë… Edi Rama… në një sallë të boshatisur, ku dukej sikur fliste me vete e i braktisur prej të gjithëve.

Ndërkohë që të shoqen, Lindën… në një tjetër skandal… e kishte ulur në karrigen ku zakonisht, në atë sallë, ulet sipas protokollit Ministri i Jashtëm i Shqipërisë (???).

Jam mëse i sigurt se edhe i çmenduri më guximtar nuk do guxonte të fliste kesisoj.

Këtu gjen kuptim të plotë e të saktë edhe ajo fjalë e përdorur prej tij padrejtësisht e pak ditë më parë… Marre!

Të Ngjashme