Sociologia Marsi Simo, e ftuar në emisionin “Shije Shtëpie” ka folur për hiperseksualizmin, tendenca ku fëmijët nxiten të sillen, flasin, veprojnë, vishen si më të rritur.
Sipas saj, kjo gjë dëshmohet edhe tek marrëdhëniet seksuale që nisin në një moshë shumë më të vogël. Konkretisht, Simo zbulon se fëmijët kanë filluar të eksperimentojnë që në moshën 12-13 vjeçare dhe kjo për të është vërtet e frikshme.
“Marrëdhëniet seksuale në moshë të hershme tashmë, kanë filluar të jenë mbi moshë shumë të hershme. Drejt atyre na çon edhe ideja e një puthje intime në një moshë fare të vogël. Dhe numri i fëmijëve pra, se fëmijë janë deri në moshën 18 vjeç, të cilët po eksperimentojnë në afërsi të tilla fizike, i është ulur mosha. Nëse kanë qenë dikur 15-16 vjeç, tani e kemi diku hendekun 12-13 vjeç.
Dhe sigurisht që, kjo është për t’u patur frikë sepse janë marrëdhënie të atilla që nuk fliten dhe nuk edukohen, por veteksplorohen. Sigurisht që është për t’u patur frikë, por që duhet diskutuar në moshën e tillë, që kur fillojnë hapat e parë, që në moshën 6-7 vjeç. Sigurisht duke përforcuar në moshën 8-9 vjeç. Unë shikoj që vajzat, sidomos vajzat e vogla, në moshën 5-6-7 fillojnë të rriten më shpejt. Fillojnë të kërkojnë gjëra, fillojnë të bëjnë pyetje ngacmuese më të vështira më sesa djemtë. Djemtë edhe pjekurinë seksuale e arrijnë pak më vonë, por mbetem pak më shumë fëmijë deri në moshën 8-9 vjeç. Kurse vajzat duhet, them unë, të kemi më shumë kujdes” – tha ajo në “Shije shtëpie”.