ShowBizzz

Marrin fund aludimet, ish-banorja e BBV konfirmon se është shtatzënë: “Zgjodha të bëhem nënë pa partner”

Ish-finalistja e Big Brother VIP Kosova, Juliana Nura, ka konfirmuar publikisht se është në pritje të fëmijës së saj të parë.

Ajo u shfaq me barkun e rrumbullakosur në premierën e reality show-t të saj të ri, “Eagle Queen”, duke i dhënë fund spekulimeve që kishin qarkulluar prej kohësh.

Në një prononcim për Prive By Liberta Spahiu, Juliana bëri të ditur se ka zgjedhur të bëhet nënë përmes procedurës in vitro, duke e nisur këtë rrugëtim pa një partner. Pas interesimit të madh në rrjetet sociale për identitetin e babait biologjik, ajo sqaroi se donatori është shqiptar.

“Personi që ka dhënë pjesën e 49 përqindshit të formimit, të fillimit të embrionit, është donator shqiptar. Shqiptar është beba! Shqiptar edhe nga nëna, edhe nga baba,” u shpreh Juliana.

Ajo tregoi se vendimi nuk ishte i nxituar, por rezultat i një reflektimi të gjatë, duke theksuar se zgjodhi këtë rrugë për të mos e vënë në rrezik paqen e saj dhe të fëmijës me një marrëdhënie që mund të mos funksiononte në të ardhmen.

Juliana reagoi edhe ndaj kritikave që ka marrë për këtë zgjedhje, duke thënë se askush nuk mund ta gjykojë pa qenë në vendin e saj. Sipas saj, komentet negative vijnë kryesisht nga meshkujt, ndërsa gratë e kanë mbështetur dhe e kanë përgëzuar për vendimin që ka marrë.

Ajo bëri të ditur se publiku do të ketë mundësi të ndjekë më shumë nga ky rrugëtim personal në episodet e reality show-t të saj, “Eagle Queen”.

Të Ngjashme