Një lajm i bukur vjen nga këngëtarja e njohur shqiptare Marsela Çibukaj, e cila është bërë nënë.
Artistja ka sjellë në jetë një djalë, të cilin ka zgjedhur ta quajë me emrin e veçantë Dajt.
Marsela dhe vogëlushi ndodhen në Itali, një vend me të cilin këngëtarja ka një lidhje të hershme dhe shumë të fortë. Çibukaj është zhvendosur në Itali që në fëmijëri, ku ka kaluar një pjesë të rëndësishme të jetës, ka përfunduar studimet dhe ka hedhur edhe hapat e parë në muzikë.
Zgjedhja e emrit Dajt tërheq menjëherë vëmendjen, pasi lidhet drejtpërdrejt me Shqipërinë dhe malin e Dajtit, një nga simbolet më të njohura pranë Tiranës.
