Një martesë e keqe me konflikte të shpeshta mund të shkaktojë probleme serioze në shëndetin tuaj, ka treguar një studim i realizuar së fundmi.
Hulumtuesit e universitetit të Nevadës dhe Michigan-it kanë analizuar 373 çifte për të parë nëse mosmarrëveshjet rreth çështjeve të ndryshme, siç janë çështjet e fëmijëve, financave, aktiviteteve gjatë kohës së lirë, kanë ndikim negativ në shëndet.
Ata kanë treguar se konfliktet martesore ndikojnë negativisht në shëndetin e burrave dhe grave, ndonëse ekziston një ndikim më i madh te meshkujt sesa te femrat.
Çiftet që e kanë më të lehtë të merren vesh me njëri-tjetrin gëzojnë përfitime shëndetësore në fillet e para të lidhjes, por ky efekt mbrojtës largohet gjatë viteve të vonshme të martesës.