ShowBizzz

Martohet motra e Gigi dhe Bella Hadid-it, shpërthejnë lotët

Motra e modeleve të famshme, Gigi dhe Bella, Alanna Hadid, i ka dhënë fund beqarisë.

40-vjeçarja u kurorërua me të dashurin e saj, Ross Williams, në shtëpinë e Mohamad Hadid, në Los Anxheles.

Moneytizer Paragrafi 2

Përcjellja e Alanna-s u shoqërua me shumë lotë nga dy motrat e saj, Gigi dhe Bella, të cilat si shoqëruese të nusës, kishin fustane të njëjta veshur.

Alanna Hadid, ndonëse pjesë e një prej familjeve më të famshme në SHBA, nuk e ka preferuar vëmendjen që e kanë pasur motrat dhe vëllai i saj.

Moneytizer Paragrafi 4

Ndryshe nga kjo, ajo ka vendosur të bëhet biznesmene dhe të ndërtojë karrierën e saj, pa u etiketuar si motra apo vajza e dikujt të famshëm.

Artikull i sponzorizuar



ks