ShowBizzz

Martohet portieri i Përfaqësueses së Kosovës, Visar Bekaj

Është martuar ditën e sotme (e shtunë) portieri i Përfaqësueses së Kosovës, Visar Bekaj.

Ai i ka dhënë fund beqarisë duke kurorëzuar dashurinë e tij me martesë me bukuroshen e quajtur, Alba Hasani.

Çifti kanë zgjedhur që ceremoninë e tyre ta bëjnë në bregdet, në një ambient të zbukuruar me pamje të mahnitshme.

Të njëjtit duken mjaft elegant në disa prej pamjeve që kanë qarkulluar nëpër rrjete sociale.

Bekaj përndryshe u dënua me një vit moslojë nga Federata Shqiptare e Futbollit.

FSH dënoi Tiranën shkaku i dhunës që u ushtrua ndaj zyrtarëve të ndeshjes me Bylisin, në kuadër të xhiros së 35-të të Kategorisë Superiore.

Ai mes tjerash duket se po bën edhe një hap të madh në karrierë, transferimin në Turqi.