Bota

Masakër në Kanada, vriten 11 persona

Një ngjarje tragjike ka tronditur verilindjen e Kolumbisë Britanike, ku 11 persona kanë humbur jetën pas një sulmi me armë zjarri, mes tyre edhe personi që dyshohet si autor i krimit. Sipas autoriteteve, shtatë viktima janë gjetur brenda një shkolle të mesme në komunitetin Tumbler Ridge, ndërsa dy të tjera janë zbuluar në një banesë pranë zonës.

Mediat ndërkombëtare raportojnë se policia dyshon që të gjitha vrasjet janë të lidhura me të njëjtin incident. Një prej të plagosurve ndërroi jetë gjatë transportimit për në spital. Autori i dyshuar u gjet gjithashtu i vdekur dhe hetuesit besojnë se ai mund të ketë kryer vetëvrasje. Sipas deklaratave zyrtare, nuk ka indikacione për persona të tjerë të përfshirë dhe situata nuk përbën më rrezik për komunitetin.

Siç bën të ditur BBC, zyrtarët kanë identifikuar tashmë autorin e dyshuar, por nuk e kanë bërë ende publik emrin apo gjininë e tij. Disa raportime të pakonfirmuara në mediat e huaja sugjerojnë se sulmi mund të jetë kryer nga një grua me flokë ngjyrë kafe, e veshur me fustan, rreth orës 13:20 me orën lokale, megjithatë këto të dhëna nuk janë konfirmuar zyrtarisht.

/tiranapost

Të Ngjashme