Një sipërfaqe e madhe prej 24.467.6 m² do të ndërtohet në bregdetin e bukur të Radhimës, deri dje i paprekur dhe me ndërtime sporadike nga banorë vendas, e tashmë nën kthetrat e rënda të betonit, ku edhe ato sipërfaqe të paprekura në breg të detit Jon, do të shndërrohen në godina të stërmëdha dhe të larta, që do t’i zënë frymën.
Sipas dokumenteve që ka hulumtuar Vox News, Këshilli Kombëtar i Territorit dhe Ujit ka zbardhur ditët e fundit projektin e radhës në Vlorë, ku pas dhënies së lejeve në Lungomare, Ujin e Ftohtë dhe Orikum, radha i ka ardhur edhe Radhimës. Ndërtimet jo domosdoshmërisht janë abuzim, gjithmonë nëse zbatohet arkitektura dhe koefiçentët e ndërtimit.
Dyshimi mbetet te lartësia e ndërtimeve, pasi të ngresh një çiban 15 kate mbi tokë dhe 2 nëntokë ia ke marrë frymën të gjithë zonës, zonës së plazhit dhe godinave të tjera në atë plazh, që deri dje kanë qenë maksimumi deri në 7 kate.
NEWS Parlamenti Europian ULTIMATUM autoriteteve të Maqedonisë së Veriut: Protesta e studentëve nuk është destabilizuese, të zgjidhet sa më shpejt çështja e përdorimit të gjuhës shqipe
Faksimile: Leja e ndërtimit për projektin “Flag bay”, 15 kate mbi tokë dhe 2 nëntokë
Ditët e fundit, qeveria ka zbardhur lejene ndërtimit për objektin “Flag bay”, objekt hotelier, rezidencial dhe shërbime 4, 5, 9, 15 kate mbi tokë dhe 2 kate nëntokë, me vendndodhje në Radhimë, Bashkia Vlorë, me zhvillues “Koloss Konstruktion” sh.p.k. Sipas QKB-së, pronar i kompanisë është Ellton Kollozi, i cili ka në pronësi edhe disa firma të tjera.
“Këto parcela ndodhen në një zonë me pozicion strategjik, pranë vijës bregdetare dhe akseve kryesore rrugore. Vendndodhja e favorshme siguron akses të lehtë, pamje të veçanta natyrore dhe potencial të lartë zhvillimi turistik dhe rezidencial. Zona karakterizohet nga një zhvillim i shpejtë urban dhe është e integruar mirë me infrastrukturën ekzistuese, duke e bërë kompleksin një pikë referuese për zhvillimin e qëndrueshëm të qytetit” thuhet në këto dokumente.
NEWS LETRA/ “Pronari s’ma deklaron pagën aq sa e kam”, Tatimet zbarkojnë në Korçë

Në dokumentet e analizuara nga redaksia jonë bëhet me dije se çibani do të jetë në një zonë ngjitur me detin Jon. “Trualli ka një formë të rregullt dhe sipërfaqe totale 4,210 m² i cili është i lirë nga objektet. Peizazhi ekzistues karakterizohet nga një mjedis kryesisht rural, me densitet të ulët ndërtimi dhe ndërhyrje të kufizuara urbane” vijon dokumenti.
Sipas tij, pjesa më e madhe e sipërfaqes përreth përbëhet nga toka bujqësore, gjelbërim natyror dhe zona me vegjetacion spontan, si dhe parcela të kultivuara kryesisht me ullishte dhe kultura të tjera tradicionale. Vija bregdetare ndodhet në afërsi të drejtpërdrejtë të truallit, e shoqëruar me plazh dhe rrugë bregdetare të zhvilluar në anën perëndimore të zonës, duke i dhënë pronës një identitet të qartë bregdetar dhe një potencial të konsiderueshëm për zhvillim.
NEWS Dëshmitë tronditëse për zjarrin tragjik me 40 viktima në Zvicër: Kamerieri hipi në supin e kolegut dhe hodhi fishekzjarrin në… (Video)KKTU shkruan se ndërtimet përreth janë të shpërndara dhe me volumetri të ulët, të përbëra kryesisht nga struktura rezidenciale të vogla ose objekte shërbimi, çka dëshmon se zona ndodhet ende në një fazë zhvillimi urban gradual.
Në foto: Pamja e jashtme e godinave që do të ndërtohen në Radhimë
Qeveria shkruan në lejen e ndërtimit se objekti përfaqëson një ndërtesë me arkitekturë bashkëkohore, e përbërë nga dy volume të ndërthurura që ndryshojnë në lartësi dhe formë, duke krijuar një kompozim harmonik dhe dinamik në hapësirën urbane.


“Ndërtesa ka një strukturë me përdorim të përzier – katet e para janë të dedikuara për shërbime, ndërsa katet e sipërme për banim. Fasada kryesore karakterizohet nga linja të pastra horizontale, ballkone të theksuara dhe trajtime të ndryshme të materialeve si xhami, metali dhe betoni, duke krijuar ritëm dhe identitet vizual” vijon dokumenti./Vox News
