Lajme

Mashtrim përmes mesazhit në Prishtinë, gruas i merren para nga kartela bankare

Një rast mashtrimi dhe keqpërdorimi të kartelave bankare është raportuar mbrëmë në Prishtinë, ku viktimë ka mbetur një grua.

Sipas raportit 24-orësh të Policisë së Kosovës, ankuesja ka deklaruar se ka pranuar një mesazh në telefon, përmes të cilit i është kërkuar të përditësojë të dhënat bankare, me arsyetimin se në të kundërtën nuk do të mund të përdorte llogaritë e saj.

Ajo ka klikuar në linkun e dërguar dhe ka futur të dhënat e kërkuara. Pak minuta më vonë, ankuesja është njoftuar se nga kartela e saj personale janë tërhequr para, ndërsa nga kartela e kompanisë janë marrë mijëra euro.

Policia ka bërë të ditur se, në konsultim me prokurorin e shtetit, rasti është iniciuar dhe po hetohet.