35
Janë një varg produktesh që ju ndihmojnë të largoni shenjat dhe pavarësisht sado efektive të jenë, është e rëndësishme të dini se në këto produkte ka shumë kemikalie që i bëjnë dëm shëndetit tuaj.
Andaj, më poshtë po ju tregojmë dy maska që përbërësin kryesor e kanë pataten – që ju ndihmon të largoni të gjitha shenjat nga fytyra juaj dhe bën që lëkura juaj të shkëlqejë.
Maska 1: Patate dhe limon
1 patate
Lëngu i gjysmë limonit
Si ta përgatisni?
Duhet ta shtypni pataten, e më pas ta shtoni lëngun e limonit dhe përzieni atë derisa të bëhet një masë e njëtrajtshme.
Si ta përdorni?
Vendoseni këtë maskë në fytyrë duke bërë lëvizje rrethore, lëreni të qëndrojë për 20 minuta dhë më pas pastrojeni fytyrën me ujë.
Maska 2: Patate dhe trangull
1 patate
Gjysmë trangulli
Si ta përgatisni?
Vendoseni pataten dhe trangullin në blender dhe përzieni mirë derisa të krijohet një masë e njëtrajtshme.
Si ta përdorni?
Vendoseni këtë maskë në fytyrë duke bërë lëvizje masazhuese rrethore dhe lëreni të qëndrojë për 25 minuta dhe më pas pastrojeni fytyrën me shumë ujë.