LifeStyle

Maskë me mango për flokë të shëndetshëm, ja si ta përgatisni

Maska me mango i forcon flokët tuaja, iu jep shkëlqim dhe i hidraton.

Përbërësit:

-2 mango të freskëta

-1/2 lëng limoni

-2 të verdha vezësh 

-4 lugë vaj kokosi

Përgatitja:

Merrni mangon dhe pastrojeni, më pas prijeni në copa të vogla dhe futeni në blender. Shtoni aty edhe lëngun e limonit, të verdhat e vezës dhe vajin. Lërini deri sa të krijohet një pastë kompakte. Maskën e përftuar aplikojeni në flokët e lagur ( të porsa larë) dhe lëreni të veprojë për 30 minuta. Në fund shpëlajini tërësisht flokët me ujë të ngrohtë, pa shampo.

Të Ngjashme