Një raport që po komentohet prej ditësh brenda shtëpisë së Big Brother VIP Kosova duket se ka marrë më në fund një sqarim nga vetë protagonistët.
Mes aludimeve të vazhdueshme nga banorët se lidhja e tyre mund të jetë “vetëm për show”, Mateo dhe Brikena kanë vendosur të flasin hapur për ndjenjat dhe raportin që po ndërtojnë.
Mateo u shpreh se nuk i intereson aspak se çfarë mendojnë banorët e tjerë për të, por e vetmja gjë që ka rëndësi për të është mendimi i Brikenës. Ai theksoi se ndjenjat e tij janë të vërteta, por gjithçka varet nga ajo dhe nga mënyra se si do të rrjedhin gjërat mes tyre.
Në anën tjetër, edhe Brikena deklaroi se nuk ndikohet nga opinionet brenda shtëpisë. Ajo pranoi se ka interes dhe se Mateo i pëlqen si djalë, megjithatë shtoi se ende nuk e sheh se ka lindur një ndjenjë e thellë. Sipas saj, ekziston një pëlqim i madh, por jo diçka që mund ta quajë dashuri në këtë fazë.
