Pas përfundimit të “Big Borther VIP 5”, finalisti Mateo Borri, i cili ishte banori i dytë që u eliminua nga gara për “Çmimin e Madh”, ka reaguar për herë të parë në rrjete sociale.
Në Instagramin e tij Mateo ka hedhur një video ku ka falënderuar të gjithë personat që e kanë mbështetur atë gjatë rrugëtimit të tij në shtëpinë më të famshme në Shqipëri.
Të lidhura
None found
Gjithashtu finalisti është shprehur që nuk ka qenë aktiv pas daljes nga “Big Brother VIP 5” pasi kishte pasur disa probleme me telefonin dhe më pas ka preferuar që ta kalonte kohë me familjen e tij.
“E di që të gjithë po mendonit pse Mateo nuk ka hedhur një post, një story e asnjë gjë publikisht, por që në momentin e parë që kam dalë kam pasur probleme me telefonin, më pas kam preferuar të shpenzoj pak kohë me familjen dhe mund të them që nuk kam parë as 5% të gjithë asaj që keni bërë për mua, ndërkohë që unë kam qenë aty brenda”.
“Fillimisht doja t’ju falënderoja përzemërsisht të gjithëve pa fund për të gjithë mbështetjen që më keni dhënë, për çdo votë, për çdo koment, çdo fjalë të mirë, çdo letër, çdo parashutë, çdo dron, ju jam pa fund mirënjohës të gjithëve”.
Momentin që isha aty brenda nuk e dija se çfarë bëhej jashtë, edhe unë në atë pikë që arrita e kisha dëshirën për ta fituar çmimin e madh, por kur dola dhe pashë të gjithë mbështetjen e publikut, të gjithë dashurinë e publikut”.
“Dhe një herë doja t’i falënderoja publikun e Shqipërisë, Kosovës, Maqedonisë, Malit të Zi, Çamërisë, diasporën, Amerikën, Kanadanë, Australinë, Europën, shqiptarët në të gjithë botën, ju falënderoj përzemërsisht. Ju dua shumë edhe do jemi bashkë shumë shpejt”, është shprehur Mateo.
Të Lidhura:
- Familja e Mateos “thyen” heshtjen për raportin e tij me Brikenën, motra e banorit: Ai u ndje i detyruar të fliste
- Mateo i tërheq me forcë jorganin Rogertit duke e rrëzuar në tokë, reagojnë familjarët e banorit
- “Të pres me fitore”, Brikena i dërgon dron Mateos pak ditë para finales së Big Brother
- Ish-banori trazon rrjetin: Rogerti është kushëri i sponsorit kryesor të Big Brother
