1
Komentatori politik, Halil Matoshi ka adresuar kritika ndaj presidentes së vendit, Vjosa Osmani lidhur me reagimet ndaj qeverisë aktuale.
Sipas Matoshit, presidentja Osmani nuk ka pasur fuqi të reagoj ndaj veprimeve qeveritare, raporton Gazeta10.
“Kjo zonjë nuk ka pasur fuqi, kurajo e balancë për ta zbatuar pozitën dhe rolin e saj kushtetues. Nuk i ka ndërprerë të këqijat e një pas njëshme që i ka shkaktu një qeveri e papërgjegjshme”, deklaroi ai.
Tutje sipas tij, reagimet e saj kanë ardhur në fund mandati.
“S’ka guxu me u ndi dhe tash kur ka ardh një vit para se me i skadu mandati po do të dëshmoj oponencë”, shtoi Matoshi.