Bota

Matteo Salvini: Duhet të pranojmë rezultatin e zgjedhjeve në Rusi

Kreu i Partisë Liga në Itali, Matteo Salvini, që shërben edhe si zv kryeministër i shtetit italian ka deklaruar se rezultati i zgjedhjeve në Rusi duhet të pranohet.

Salvini ka thënë se kur njerëzit votojnë, ata kanë gjithmonë të drejtë, raporton The Guardian.

“Rusët votuan dhe ne duhet që ta respektojmë këtë gjë. Le të shpresojmë që 2024 të jetë viti i paqes”, tha Salvini.

Putin fitoi mandatin e pestë në krye të presidencës ruse, ndërsa grupet e pavarura të monitorimit kanë thënë se zgjedhjet ishin ndër më të korruptuarat në historinë e Rusisë.

TS Poll - Loading poll ...



/tiranapost