Shëndetësi

Mbajtja e syzeve të diellit të pahomologuara është më e dëmshme sesa të mos mbash fare

Në mes të verës, kur dielli shkëlqen fort, për të mos dëmtuar shikimin është e domosdoshme të përdorim syze dielli. Të dalësh jashtë apo të kalosh orë të tëra në plazh pa to, mund të dëmtojë shëndetin vizual brenda pak minutash. Por jo çdo lloj syzesh është i vlefshëm. Jo të gjitha syzet e diellit janë të mira.

Këtë e shpjegoi Xaqueline Rodríguez, optometriste në Óptica Universitaria, në një intervistë për ‘El Mundo Deportivo’, ku theksoi se zgjedhja e syzeve të papërshtatshme mund të jetë “më e dëmshme”. Dhe gjëja më e keqe është se shumë prej nesh i kemi këto syze në shtëpi dhe i përdorim pa e ditur se po bëjmë një gabim të rëndë.

“Çfarë unë konsideroj më të dëmshme është përdorimi i syzeve të diellit që nuk janë të homologuara. Syze që blihen nëpër tregje ose dyqane të rastësishme, që nuk kanë kaluar asnjë kontroll. Mbajtja e këtij lloji syzesh është më e dëmshme për syrin se të mos mbash fare,” tha specialistja.

“Ato na bëjnë të shohim më errët dhe pupila hapet, zgjerohet, por nëse lentja nuk bllokon rrezet ultravjollcë, ato depërtojnë me intensitet shumë më të madh në retinë sesa nëse nuk do ta kishim vënë fare lentën. Nëse duam ta mbrojmë syrin 100%, duhet të përdorim syze të homologuara. Ato blihen në optika dhe kalojnë të gjitha kontrollet shëndetësore për të garantuar mbrojtje të plotë ndaj rrezeve UV,” shtoi Xaqueline.

Specialistja paralajmëroi gjithashtu se me përdorimin e syzeve të pahomologuara “i djeg sytë drejtpërdrejt”. “E kam parë shpesh në konsultë. Takon persona 50-vjeçarë, ende shumë të rinj, me fillime të kataraktit. Dhe pyetja e parë është: a keni përdorur syze dielli të pahomologuara? Dhe përgjigjja del gjithmonë po,” konfirmoi optometristja.

Të Ngjashme