Horoskopi

“Mbani jetën personale larg të tjerëve për 13 vite”/ Chrysanthi Kalogeri bën parashikimin e Horoskopit

Kemi përpara një periudhë të rëndësishme. Në datat 19-20, Mërkuri kthehet në kurs të drejtë. Më 19 kemi një Hënë të re shumë të rëndësishme, pozitive, ku do të kemi ndryshim të situatave, por edhe të vetes. Më datë 18 mund të ketë shumë optimizëm, zhvillime lidhur me fatin, por gjithashtu ka edhe nxitim të situatës. Kujdes duhet të tregohet në datat 21-22 dhe deri në 25. Mos merrni vendime përfundimtare në këtë periudhë.

Më poshtë, keni parashikimin astrologjik nga Chrysanthi Kalogeri, e cila ishte e ftuar në emisionin e sotëm, 13 mars, “Shije Shtëpie”, në Tv Klan.

Dashi
Do keni zhvillime të shpejta, të menjëhershme, si në jetën tuaj personale por edhe në atë profesionale. Kujdes në sferën financiare, në bashkëpunimet që do bëni. Kujdesuni për marrëdhëniet tuaja, sidomos të lindurit në ditët e para të shenjës. Të gjitha këto ndryshime do të ndikojnë gjatë gjithë vitit. Qëndroni me këmbë në tokë dhe mos bëni veprime që mund t’ju ekspozojnë.

Demi
Një periudhë e rëndësishme ku do keni zgjerim të rrjetit tuaj shoqëror. Madje një njeri i rëndësishëm nga rrjeti shoqëror mund të ndikojë në ndryshimet që ju doni të realizoni. Ju të lindurit në pesë ditët e fundit jeni të ndikuar direkt, ku do të keni ndryshime në jetën personale. Mund të keni takime të reja, interesante, që mund t’ju ndryshojnë rrjedhën për mirë. Gjithsesi, ndikimi nga njerëzit e rrethit tuaj të jetë i kontrolluar. Mund t’i dëgjoni mendimet e tyre, t’i përpunoni, por vendimet merrini vetë.

Binjakët
Ju të lindurit në 10 ditët e para të shenjës do të keni nga datat 18-23 disa biseda që mund të kenë të bëjnë me çështje nga e kaluara, të rëndësishme por që hasin në disa pengesa. Po në këto data do t’ju preokupojë diçka dhe vendimet që do merren do jenë të përcaktuara dhe kanë qëllim evoluimin tuaj. Përqendrohuni në sferën profesionale, aty do të bëni një zhvillim të ri. Vazhdoni me synime të qarta për të ardhmen dhe do të keni përfitime financiare, por do të ketë edhe fillime të reja në karrierë.

Gaforrja
Kjo Hëna e re ju hap një trajektore të re. Mund të gjeni një mbështetje të re, por njëkohësisht mund të humbisni një mbështetje që keni pasur deri tani. Do të keni biseda, zhvillime që kanë të bëjnë me planet tuaja për të ardhmen, një udhëtim, dokumente, çështje gjyqësore, që ose do dalin nga e kaluara ose thjesht hasin pengesa teksa dalin në sipërfaqe. Nga data 23, këto pengesa do të zhbllokohen. Ju të lindurit në datat 22-25 të jeni shumë të kujdesshëm nga data 20-25 e këtij muaji. Mos e ekspozoni veten tuaj. Mbani jetën personale larg syve të tjerëve për 13 vitet e ardhshme.

Luani
Një periudhë interesante, por me antiteza. Keni shanse të hapni një rrugë të re për të ardhmen tuaj, por duhen synime shumë të qarta! Planet që do të bëni dhe vendimet që do të merrni duhet të jenë sa më afër realitetit. Kujdes me vendimet nga datat 22-25. Nëse diçka nuk ecën, mund të veproni nga data 26 e tutje. Jeni përpara disa ndryshimeve edhe në sferën profesionale ju të lindurit në fund të shenjës, edhe në sferën financiare, ku duhet të jeni të kujdesshëm. Do bëni bashkëpunime që kanë si qëllim përmirësimin e financave tuaja. Do keni ndryshime thelbësore në marrëdhëniet tuaja.

Virgjëresha
Shanse të reja në fushën e marrëdhënieve dhe të bashkëpunimeve. Mërkuri, përfaqësuesi juaj, më në fund kthehet në kurs të drejtë dhe do të keni disa biseda interesante për karrierën që do të kalojë në ndryshime të mëdha. Bisedat do të kenë zhvillime nga data 18-23. Kujdes në vendimet që do merrni. Bëni spastrime nga njerëzit që ju rrethojnë. Mbani afër ata të cilët me të vërtetë e meritojnë të jenë me ju dhe kujdes se çfarë vendimesh do të merrni, duke mbajtur parasysh financat dhe sigurinë e brendshme. Mos i përsërisni motivet e së kaluarës që ju kanë mbajtur pas deri më tani.

Peshorja
Një periudhë shumë interesante. Nga një anë keni zhvillime në përditshmërinë dhe punën tuaj, kjo e fundit e cila do të ketë efekte në karrierë por edhe në jetën tuaj sociale. Kryesore për ju është të vlerësoni mirë marrëdhëniet e çdo lloji, bashkëpunimet në profesion, njerëzit që hyjnë në jetën tuaj. Më të ndikuar do të jeni ju të lindurit në ditët e para të shenjës në datat 20-25. Ngrini barrën e përgjegjësisë. Mos mbivlerësoni njerëzit dhe mos i nënvlerësoni.

Akrepi
Duket një periudhë shumë favorizuese për ju, si në jetën tuaj emocionale ashtu edhe personale. Çështjet që kanë të bëjnë me familjen tuaj marrin drejtim të ri. Do të keni zhvillime edhe në lidhje me investimet. Këto iniciativa që doni të merrni, të jeni sa më të kujdesshëm në datën 22. Kujdesuni për shëndetin tuaj. Dashuria troket në derë për ju që jeni të interesuar për të gjetur një person të ri në jetën tuaj dhe do të futeni në një ndryshim thelbësor në jetën tuaj.

Shigjetari
Një periudhë në antitezë, ku do t’ju preokupojnë gjëra që kanë të bëjnë me familjen, shtëpinë, bazën e jetës suaj. Jeni çliruar nga pengesat dhe vështirësitë, por është momenti për të bërë një fillim të ri. Të ndryshoni kushtet e jetesës dhe të harmonizoheni. Periudha është erotike. Jeni futur në një periudhë ku do ta ndjeni edhe në vijim që kanë të bëjnë me veprat që doni të realizoni. Një situatë e mbivlerësuar mund t’ju udhëheqë në gabime, kujdes.

Bricjapi
Lëvizni për fillime të reja në punën tuaj. Trajtoni me kujdes çështjet që kanë të bëjnë me familjen. Nëse disa probleme lindin për ju të lindurit në ditët e para të shenjës, mund t’i pranoni dhe të merrni vendime për hapa të mëtejshme me kthjelltësi më të madhe. Do të keni shanse për takime të reja që do të ndikojnë në fushën e marrëdhënieve dhe bashkëpunimeve tuaja.

Ujori
Një periudhë shumë interesante edhe për ju. Financat përbëjnë çështjen kryesore për ju. Mund të bëni një fillim të ri, por ky fillim mund të realizohet më mirë nëse ju nuk do të doni të kontrolloni të tjerët apo t’u impononi të tjerëve mendimet tuaja. Mund të hasni rezistencën e tyre sidomos në datat 20-22, ndërkohë që pas datës 25 mund të kaloni më mirë ato që doni të bëni.

Peshqit
Më në fund një periudhë shumë e mirë për ju. Një periudhë për fillime të reja. Ju të lindurit në ditët e fundit të shenjës, që jeni stresuar, mund të vendosni jetën në një bazë të re. Një periudhë e re për jetën tuaj emocionale, për të realizuar diçka në sferën profesionale nga datat 14-23. Tregohuni të kujdesshëm në sferën financiare për gjithë vitet që vijojnë dhe iniciativat që doni të merrni në datat 20-25.

Të Ngjashme