Një 28-vjeçar ka mbetur i plagosur në Malësi të Madhe.
Sipas informacioneve zyrtare, rreth orës 09:20, në Spitalin Rajonal Shkodër është paraqitur për ndihmë mjekësore shtetasi M. M., 28 vjeç, banues në fshatin Bratosh, Malësi e Madhe, i dëmtuar me armë zjarri, në këmbë.
Në bazë të deklarimeve të vëllait të shtetasit M. M., paraprakisht dyshohet se 28-vjeçari është vetëplagosur aksidentalisht me armë zjarri pushkë, në mal.
Për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes dhe për dokumentimin ligjor të saj, është ngritur grupi hetimor, i cili vijon veprimet hetimore në drejtimin e Prokurorisë.