ShowBizzz

“Mbesa jonë t’a ka bërë 8 me 2”/ Rogerti shkruan fjalimin për dasmën e Brikenës dhe Mateos: Ne të këshilluam…

Mbrëmjen e sotme në shtëpinë më të famshme në Shqipëri, “Big Brother VIP 5” do të organizohet dasma e Brikenës dhe Mateos. Dy banorët menjëherë kanë bërë ftesat ku të gjithë banorët janë të ftuar.

Rogerti sapo mori vesh se do të ketë dasmë u shpreh se do të jetë daja i Brikenës, duke i kujtuar asaj historinë që Mateo ka treguar për dajat e banorës.

Më pas banori ka shtuar se do të mbajë një fjalim në dasmë, edhe pse çifti i tha se nuk do të ketë fjalime në ceremoninë e tyre.

Por Rogerti iu kundërpërgjigj duke iu thënë se nuk i pyet ata dhe nisi duke shkruar në një copë letër fjalimin e tij.

“Ka qenë e bukur ajo ditë mes Zhurës dhe Vermicës, 4.5 vite më parë. Që nga dita e parë, mbesa jonë ty t’a ka bërë 8 me 2. Shihe veten mor djalë, edhe muskujt të kanë hyrë si me pas ngrënë 8 kokrra vezë.

Ne të këshilluam që të vish si turist dhe të blesh suxhuk Prizreni, por ti nuk e more këtë këshillë. Tani kemi ardhur ne me vëllain Gëzim, motrën Gjylamete dhe motrën Drane që e kemi martuar në Martanesh”, ka shkruar Rogerti.

Kujtojmë se kjo është dasma e dytë në këtë edicion të pestë të reality show-t. Dasma e parë kishte si çift Selin dhe Gimbo, ku Rogerti bëri çdo gjë që t’a prishte atë.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Big Brother Alb VIP Edition (@bigbrotheralb_vip)

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Big Brother Alb VIP Edition (@bigbrotheralb_vip)

Të Ngjashme