Bota

Mbështetësit e Luigi Mangione kalojnë në nivel fansash. Do t’i paguajnë avokatin dhe do shkatërrojnë McDonald’s, vendin ku ai u arrestua

Mbështetësit e Luigi Mangione kanë kaluar në një nivel tjetër, në nivel fansash. Ata kanë premtuar t’i paguajnë shpenzimet me avokatin dhe gjyqin për mbrojtjen e tij.

Veç kësaj, një bum komentet me adresa fake ka mbërritur në adresë të McDonald’s aty ku Mangione u arrestua.

Fakti që thuhet se ishte një punonjës që e njohu dhe lajmëroi policinë për ta arrestuar, I ka kthyer klientët kundër rrjetit të famshëm të fast food.

Disa shkruajnë se patatet ishin të ftohta, hamburgeri ishte i pabërë, punonjësit e kanë vjedhur apo akoma më keq se nga ushqimi në këtë fast food kanë marrë infeksionin e miut.

TS Poll - Loading poll ...

I gjithi një sulm për t’i dëmtuar reputacionin. Aq sa McDonald’s ka mbyllur mundësinë për komente.

Siç dihet Luigi Mangione është akuzuar për vrasje në vrasjen e CEO të UnitedHealthcare, Brian Thompson. Për këtë vrasje u arrestua në një McDonald’s. Arsyet pse e vrau kreun e kujdesit shëndetësor, janë ende të paqarta.



/tiranapost