
Njehsorët elektrik të një objekti banesor janë përfshirë nga zjarri mbrëmë në Vushtrri.
Kjo ka ndikuar që objekti dhe lokalet afër të jenë pa energji elektrike që nga mbrëmë, raporton Tëvë1.
Tutje, bëhet e ditura se dy katin e para të banesës kanë mungesë të furnizimit edhe me ujë.
Tëvë1 ka kontaktuar KEDS dhe është në pritje të një përgjigje zyrtare, ndërsa nga Policia e Kosovës kanë thënë se nuk ka persona të lënduar dhe se rasti është cilësuar si ”shkaktim i rrezikut të përgjithshëm“.