ShowBizzz

Mbi 100 palë atlete nga koleksioni i Eminem dalin në ankand, disa prej tyre vlerësohen deri në 35 mijë dollarë

Më shumë se 100 palë atlete nga koleksioni personal i reperit të famshëm Eminem do të dalin në ankand, në një event të organizuar nga Julien’s Auctions në emër të Fondacionit Marshall Mathers.

Koleksioni përfshin modele të rralla dhe të vështira për t’u gjetur, pjesë e bashkëpunimeve të Eminem me marka të mëdha të veshjeve sportive, përfshirë edicione speciale si Jordan x Eminem. Të gjitha palët mbajnë firmën personale të artistit. Ndër modelet që pritet të tërheqin më shumë interes është një palë Eminem x Nike Air Jordan 3 Slim Shady PE, e cila vlerësohet të shitet nga 25 mijë deri në 35 mijë dollarë.

Të lidhura

None found

Gjithashtu, modele si Eminem x Carhartt x Nike Air Jordan 4 dhe Eminem x Nike Air Jordan 4 Encore të vitit 2017 pritet të arrijnë vlera deri në 25 mijë dollarë secila.

Sipas organizatorëve të ankandit, koleksioni përfaqëson më shumë se 20 vite bashkëpunime të Eminem me kompanitë e atleteve dhe është një mundësi e rrallë për koleksionistët që të sigurojnë disa nga modelet më ekskluzive të krijuara nga reperi. Të ardhurat nga ankandi do të shkojnë për Fondacionin Marshall Mathers, i themeluar në vitin 2002, i cili mbështet të rinjtë në nevojë në Detroit, Michigan dhe zonat përreth.

Të Ngjashme