Shëndetësi

Mbi 11 mijë qytetarë u vaksinuan kundër gripit sezonal në Prishtinë

Valdet Hashani, drejtori i QKMF-së në Prishtinë, ka bërë të ditur se sa persona janë vaksinuar që nga 1 tetori në kryeqytet sa i përket virusit sezonal.

Në Klan Kosova, ai tha se mbi 11 mijë qytetarë janë vaksinuar deri më tani, transmeton Klankosova.tv.

Moneytizer Paragrafi 2

“Në QKMF të Prishtinës, për qytetarët e kryeqytetit dhe jo vetëm, meqë ne kemi vaksinuar edhe qytetarë që janë të angazhuar apo punojnë në kryeqytet, kemi aplikuar mbi 11 mijë doza, pak a shumë është sasi e njëjtë si e viteve të kaluara. Prishtina aty sillet, rreth 10 mijë e 500, 11 mijë vaksina brenda një sezoni, nga 1 tetori kur edhe fillon dhënia e vaksinave për gripin sezonal”, tha Hashani në emisionin “Fol me Arin”.

Tutje, ai bën të ditur se këto vaksina jepen për virusin A dhe B.

Moneytizer Paragrafi 4

Ndërkohë, Hashani shtoi se doza të këtyre vaksinave ka mjaftueshëm.

Të Ngjashme