Mbi 2000 persona kanë humbur jetën pas tërmetit me magnitudë 6.3 në Afganistan, të ditës së shtunë. Tërmeti goditi në perëndim të vendit, me epiqendër 40 km nga qyteti i Heratit.
Lëkundjet u pasuan nga tre pasgoditje të forta, me magnitudë 6.2, 5.9 dhe 5.5.
Në qershor të vitit të kaluar, një tërmet i fuqishëm goditi Afganistanin, duke vrarë rreth 1 000 njerëz dhe duke plagosur mbi 1 500 të tjerë.