Bota

Mbi 30 gra thonë që janë abuzuar seksualisht nga miliarderi Mohamed Al Fayed, ish-pronar i Harrods në Londër

Një hetim i BBC-së ka zbuluar një sërë akuzash serioze për abuzim seksual ndaj Mohamed Al Fayed, ish-pronar i dyqanit luksoz Harrods në Londër.

Mbi 30 gra thonë që janë abuzuar seksualisht nga miliarderi

Biznesmeni miliarder, i cili vdiq vitin e kaluar në moshën 94 vjeçare, akuzohet për disa raste përdhunimi dhe të tentativës për përdhunim nga 37 gra që kanë punuar për të.

Mbi 30 gra thonë që janë abuzuar seksualisht nga miliarderi

TS Poll - Loading poll ...

“Nuk mund ta bëjmë të mbajë përgjegjësi sepse ai ka vdekur – por mund të sigurojmë që njerëzit të dinë të vërtetën për këtë njeri. Ai nuk ishte një njeri i dashur dhe bamirës – ai ishte një grabitqar seksual i rrezikshëm”, tha Jen, një nga ish-punonjëset që e akuzon për abuzim seksual.

Pronarët aktualë të Harrods kanë kërkuar falje dhe kanë deklaruar se veprimet e tij ishin të një “individi që synonte të abuzonte me pushtetin e tij”.

Mohamed Al Fayed u zhvendos në Mbretërinë e Bashkuar nga Egjipti në vitin 1974, përpara se të blinte dyqanin luksoz Harrods në vitin 1985.

Mbi 30 gra thonë që janë abuzuar seksualisht nga miliarderi

Djali i Mohamed Al Fayed, Dodi Al Fayed, kishte një marrëdhënie me Dianën, Princeshën e Uellsit. Ata humbën jetën në një aksident tragjik me makinë në Paris në vitin 1997.



/tiranapost