2
Mbrëmjen e kaluar, Lumbardh Salihu ishte i ftuar në Prive, ku përveç ambicieve të tij për t’iu rikthyer garës politike dhe përfaqësimit të diasporës në Kuvend, vëmendjen kryesore e mori jeta e tij private.
I pyetur rreth zërave për një romancë të mundshme me Alba Vukajn—sidomos pas projektit të tyre të fundit artistik—Lumbardhi u përpoq të mbante një linjë diplomatike, duke thënë se kanë “raporte të mira si shokë”. Megjithatë, ajo që ndezi rrjetin ishte reagimi i tij kur u pyet nëse ka diçka më shumë: një “no comment” i shoqëruar me një të qeshur karakteristike, që la hapësirë për shumë interpretime dhe dyshime te publiku.
Ky moment duket se nuk është pritur aspak mirë nga Alba Vukaj.
Bukuroshja ka reaguar menjëherë përmes një postimi të gjatë dhe sqarues në Instagram, duke hedhur poshtë kategorikisht çdo aludim për romancë dhe duke vendosur kufij të qartë.
Reagimi i prerë i Albës: “Një vit nuk i jam përgjigjur”
Në deklaratën e saj, Alba thekson se bashkëpunimi me Lumbardhin ka qenë dhe mbetet rreptësisht profesional. Ajo zbulon detaje të pathëna më parë, duke treguar se për një kohë të gjatë ka mbajtur distancë totale nga ai.
“Për më shumë se një vit kam zgjedhur mos me iu përgjigj asnjë kontakti privat nga ana e tij, dhe kjo ka qenë një zgjedhje shumë e qartë prej meje,” shkruan Alba.
Kushti për bashkëpunim dhe kërkim-falja
Alba sqaroi gjithashtu rrethanat se si erdhi deri te projekti i përbashkët, i cili bëri lëmsh rrjetin ditët e fundit. Sipas saj, pronomi për të qenë pjesë e projektit erdhi vetëm me kushtin që raporti të ishte strikt profesional, dhe pas një ndjese të marrë nga Lumbardhi për sjelljen e tij brenda shtëpisë së Big Brother VIP Kosova.
“Në atë projekt kam pas një kërkim falje nga ana e tij për sjelljen në Big ndaj meje, që më është dukur e sinqertë,” shton ajo.
Në mbyllje të reagimit, Alba i cilëson aludimet për diçka më shumë si “të papranueshme”, duke rikonfirmuar se qëndrimi i saj ndaj fituesit të BBVK mbetet i pandryshuar: vetëm punë dhe asgjë më shumë.
Me këtë deklaratë, Alba duket se i ka vënë “kapakun” çdo shprese apo dyshimi të ngritur nga e qeshura e Lumbardhit në intervistë./Prive
ks


