Kuriozitete

Mbipopullimi nga turistët, Barcelona heq nga aplikacionet e hartave rrugën drejt një prej atraksioneve më të rëndësishme

Ndërsa disa vende do të bënin çdo gjë për të tërhequr vizitorë, banorët e lagjes La Salut në Barcelonë po festojnë një vendimi për të fshirë veten nga harta.

Për vite me radhë, banorët ishin ankuar se nuk mund të shkonin në shtëpi, sepse autobusi i transportit urban ishte gjithnjë i mbushur me turistë që vizitonin Parkun Güell të Antoni Gaudi. Parku është atraksioni i dytë më popullor i qytetit pas bazilikës Sagrada Familia.

Tani ata e kanë autobusin për vete pasi këshilli i qytetit rregulloi që itinerari të hiqej nga hartat e Google dhe Apple.

“Ne qeshëm me idenë në fillim. Por ne jemi të habitur që masa ka qenë kaq efektive. Më parë ishte e pamundur që qytetarët të mund të hipnin në autobus pasi ishte gjithmonë plot”, tha César Sánchez.

Albert Batlle, nënkryetari i bashkisë së sigurisë dhe bashkëjetesës në këshillin e qytetit, tha se vendimi ka ndikuar edhe në përmirësimin e lëvizshmërisë rreth Parkut./ The Guardian

/rtsh.al/