Lajme

Mbitërheqjet bankare rekord, arrijnë vlerën e 655 milionë eurove

Mbitërheqjet bankare (overdraftet) të qytetarëve dhe bizneseve në Kosovë kanë shënuar rritje të ndjeshme gjatë vitit 2025, duke arritur vlerën totale prej 655 milionë eurosh. Sipas të dhënave të reviduara të Bankës Qendrore të Kosovës (BQK), të publikuara nga Instituti GAP, kjo shumë paraqet një rritje prej 11.4% krahasuar me fundin e vitit 2024.

Pjesa më e madhe e overdrafteve i përket bizneseve, të cilat gjatë vitit 2025 kanë rritur mbitërheqjet për rreth 49 milionë euro, ose 10% më shumë se një vit më parë. Norma mesatare efektive e interesit e aplikuar për overdraftet e bizneseve ishte rreth 7%.

Ndërkohë, overdraftet e ekonomive familjare kanë arritur në 115.9 milionë euro, duke shënuar një rritje prej rreth 18 milionë eurosh, apo 19% krahasuar me vitin paraprak. Për këtë kategori, norma mesatare efektive e interesit gjatë vitit 2025 ishte dukshëm më e lartë, në nivelin 12.3%, thuhet në njoftimin e Institutit GAP.

Moneytizer Paragrafi 4




Të Ngjashme