Qeveria e Republikës së Kosovës, ka zhvilluar sot mbledhje elektronike, në të cilën ka shqyrtuar dhe miratuar:
Projektligjin për Ratifikimin e Marrëveshjes së Kredisë ndërmjet Republikës së Kosovës, e përfaqësuar nga Ministria e Financave dhe Asociacionit Ndërkombëtar për Zhvillim për Projektin e Zhvillimit të Sektorit Financiar të Kosovës.
Projektligjet për Ratifikimin e Marrëveshjeve për programin e Kredisë së bazuar në politikat për sektorin e Energjisë dhe Klimës për Kosovën.
Projektligjin për Ratifikimin e Marrëveshjes së Kredisë ndërmjet Republikës së Kosovës, përfaqësuar nga Ministria e Financave dhe Asociacionit Ndërkombëtar për Zhvillim për Projektin “Lehtësimi i Tregtisë dhe Transportit në Ballkanin Perëndimor 2.0.
Listën e Artikujve për Përdorim të Përbashkët, që janë Objekt i Procedurës Qendrore të Prokurimit Publik.
Ndryshimet në Tabelën 3.2 të Ligjit Nr. 10/L-001 për Ndarjet Buxhetore të Buxhetit të Republikës së Kosovës për vitin 2026, me qëllim të përmbushjes së obligimeve financiare dhe kontraktuale të papërmbushura nga viti paraprak për Ministrinë e Mbrojtjes.
