Grupi nismëtar për organizimin e Kuvendit Kombëtar të Protestës njofton se ka miratuar në mënyrë unanime platformën dhe kriteret e anëtarësimit pas një mbledhjeje pesëorëshe.
Organizatorët bëjnë të ditur se emrat e kontribuuesve do të mbahen të fshehtë për t’i mbrojtur, sipas tyre, nga reprezaljet. Ata theksojnë se procesi për mbledhjen e Kuvendit do të vijojë dhe se protestuesit duhet të kenë përfaqësimin e tyre.“Vëllezër e motra, dëshirojmë t’ju informojmë se pas një takimi i cili zgjati 5 orë të plota, Grupi Nismëtar për organizimin e Kuvendit Kombëtar të Protestës, miratoi në unanimitet platfomën dhe kriteret e anëtarësimit.
See also Turkut Veysel Sahin i bllokohen 500 mln USD, në Shqipëri operon në “Call Center-a” dhe synon bastet onlineNa u nevojiten 34 ditë për të arritur në këtë pikë, ku kemi pasur pafund shkopinj nën rrota, por Zoti është më i madh dhe është me ne!
Mirënjohje pafund për kontribuesit (emrat nuk i themi sot për ti mbrojtur nga raprezaljet, por të mirën s’ua harrojmë).
Kuvendi, me hir a me pahir do të mblidhet!
See also Loja përfundon në tragjedi, 19-vjeçari vret vëllanë në këtë shtetProtestuesit kanë nevojë për përfaqësim dhe ne jemi aty për këtë. Kjo gjë nuk diskutohet!
Siç është e pa diskutueshme kërkesa dhe vullneti i Sovranit për dorëheqjen e Edi Ramës!”, shkruan Klajdi Bello./Top Channel
