Lajme

Mblidhen serbët në Graçanicë: Arrestohen protestues

20.05.2026 – 13:55

Policia shpërndan protesuesit në Graçanicë, mbaron koha e protestës

Policia e Kosovës ka shpërndarë turmën e protestuesve serbë në Graçanicë.

Protestuesit janë larguar pasi u njoftuan nga Policia e Kosovës se kishte mbaruar koha e lajmëruar për mbajtjen e protestës.

Arsyeja e protestës së sotme ishte kundërshtimi i arrestimeve të së martës.

Prokuroria Themelore e Prishtinës në bashkëpunim me Policinë e Kosovës kanë arrestuar pesë persona të nacionalitetit serb, por shtetas të Kosovës, të cilët dyshohen për kryerjen e veprës penale “Cenimi i përcaktimit të lirë të votuesve”.

Prokuroria njoftoi se janë siguruar deklarata dhe prova të mjaftueshme që dyshohet se i lidhin të ndaluarit me veprime të kundërligjshme që cenojnë procesin zgjedhor.

Kujtojmë se në arrestimet e djeshme bënte pjesë edhe drejtoresha e shtëpisë së shëndetit në Graçanicë.

20.05.2026 – 13:55

Arrestimet në Graçanicë, pamje nga protesta para policisë

Serbët janë mbledhur në Graçanicë për të protestuar kundër pesë arrestimeve që rezultuan të martën.

Pesë shtetas të Kosovës, të nacionalitet serb u arrestuan nën dyshimin se kanë kryer veprën penale “Cenimi i përcaktimit të lirë të votuesve”, transmeton Klankosova.tv.

Protesta pritet të zgjasë rreth 1 orë, ndërsa është në mbikëqyrje të Policisë së Kosovës pasi ekziston mundësia për tensione.

20.05.2026 – 13:54

Mblidhen serbët në Graçanicë: Kundërshtojnë arrestimet e djeshme

Shtetasit e Kosovës të nacionalitetit serb janë mbledhur në Graçanicë.

Kjo për të kundërshtuar arrestimet e së martës.

Të Ngjashme