
Entuziazmi po rritet ndërsa artisti i njohur ndërkombëtar Enrique Iglesias po përgatitet për performancën e tij elektrizuese në Sheshin Skënderbej në Tiranë.
Koncerti i shumëpritur, i mbështetur nga kompania “One Albania”, premton të jetë një natë për t’u mbajtur mend për fansat e muzikës pop, në mbarë vendin.
Enrique Iglesias, artisti i vlerësuar me shumë çmime platini, një sensacion botëror, do të elektrizojë skenën nesër, më 30 qershor, në sheshin ikonik të metropolit, Sheshin Skënderbej.
Me praninë e tij në skenë dhe hitet në krye të hiteve botërore, Iglesias është i njohur për shfaqjet e paharrueshme.
One Albania sjell këtë ngjarje të bujshme në Tiranë, duke u ofruar dashamirësve të muzikës një mundësi për të ndjekur një nga emrat më të mëdhenj të industrisë muzikore.