Bota

Mbreti Charles III akuzohet se ka përfituar para nga vdekja e mijëra njerëzve

Një hetim The Guardian, akuzon Mbretin Charles III se ka përfituar nga vdekja e mijëra njerëzve në dukatin e Lancasterit, në veriperëndim të Anglisë.

E gjithë kjo rrjedh nga një zakon i lashtë i bazuar në një rregull mesjetar ende në fuqi, të quajtur “bona vacantia”. Sipas këtij rregulli, të ardhurat e sovranit përfshijnë edhe pasuritë e atyre që vdesin në Dukat pa lënë testament, ose pa trashëgimtarë.

Dukati i Lancasterit, një pronë e diskutueshme toke dhe pronash që gjeneron fitime të mëdha për mbretin Charles III, ka mbledhur kështu dhjetëra miliona paund në vitet e fundit nën një sistem të vjetëruar që daton që nga kohërat feudale. Asetet financiare të njohura si “bona vacantia”, në pronësi të njerëzve që kanë vdekur pa trashëgimtarë ose të njohur të afërm, mblidhen nga dukati.

Gjatë 10 viteve të fundit ai ka mbledhur mbi 60 milionë paund në fonde. Prej disa kohësh është kërkuar që të ardhurat e “bona vacantia” të dhurohen për bamirësi, por këto përdoren kryesisht për rinovimin e pasurive të paluajtshme të ndërtesave që i përkasin mbretit



/tiranapost