Charles III, ka nisur procedurat zyrtare për të hequr titullin e princit vëllait të tij, Andrew. Ai gjithashtu do të largohet nga rezidenca mbretërore në Uindsor dhe do të zhvendoset në pronën e familjes në Sandringam.
Pallati Buckingham njoftoi se Andrew ka pranuar largimin nga prona mbretërore, ndërsa lidhjet e tij me financierin Jeffrey Epstein, i cili u ekspozua si pedofil, vazhdojnë të jenë burim polemikash.
Andrew vazhdon të mohojë akuzat ndaj tij, por pallati mbretëror thekson se ai ka treguar “mungesë serioze të gjykimit”.
Sipas njoftimit, nga tani e tutje ai do të njihet si Andrew Mountbatten Windsor.
Kontrata e tij e qirasë në pronën mbretërore i kishte siguruar më parë mbrojtje ligjore për të jetuar atje.
Pallati e konsideron këtë hap të nevojshëm, pavarësisht që Andrew vazhdon të mohojë akuzat.
/tiranapost
