Bota

Mbreti Charles reagon për herë të parë për akuzat ndaj Princit Andrew

Mbreti Charles ka reaguar për herë të parë publikisht në lidhje me skandalin që lidhet me Jeffrey Epstein dhe akuzat ndaj Princit Andrew (Andrew Mountbatten-Windsor). Ai ka deklaruar se Pallati Buckingham është i gatshëm të bashkëpunojë me autoritetet policore.

Në një deklaratë zyrtare, një zëdhënës i Pallatit Buckingham tha se Mbreti është “thellësisht i shqetësuar” nga akuzat që vazhdojnë të dalin në dritë për sjelljen e Andrew. Sipas tij, përgjegjësia për akuzat konkrete i takon vetë Andrew-t, por nëse policia e Thames Valley kërkon ndihmë, pallati do të bashkëpunojë plotësisht.

Sipas disa email-eve të publikuara nga Departamenti Amerikan i Drejtësisë, Andrew dyshohet se ka ndarë informacione konfidenciale me Jeffrey Epstein gjatë viteve 2010–2011, kur shërbente si i dërguar tregtar i Mbretërisë së Bashkuar.

Dokumentet tregojnë se ai ka dërguar raporte zyrtare mbi vizita në Singapor, Hong Kong dhe Vietnam. Gjithashtu, përmenden informacione mbi mundësi investimi në Afganistan, të cilat janë cilësuar si “konfidenciale” dhe dyshohet se janë ndarë me Epstein.

/tiranapost

Të Ngjashme