Lajme

Mbrojtja ankohet për shkresa, ndërpritet shqyrtimi fillestar në rastin “Banjska”

Është ndërprerë shqyrtimi fillestar për rastin “Banjska”.

Kjo ka ndodhur me kërkesë të mbrojtjes së të akuzuarve për shkak se janë ankuar që nuk i kanë shkresat e lëndës në mënyrë fizike, njofton Klankosova.tv.

Ndërkaq, Gjykata Supreme pritet të vendosë nëse për 42 serbët e akuzuar që janë në arrati për Banjskën, mund të ketë gjykim në mungesë.

Këtë e ka bërë të ditur gjyqtari i rastit, Arben Hoti, i cili ka thënë se ka interpretime të ndryshme ligjore për këtë temë, dhe Supremja duhet të marrë vendimin, njofton Klankosova.tv.

Para Gjykatës Themelore në Prishtinë sot u paraqitën Vladimir Toliq, Blagoje Spasojeviq dhe Dushan Maksimoviq , tre të akuzuar për agresionin në Banjskë.

Aktakuza për sulmin terrorist të një viti më parë ku u vra polici Afrim Bunjaku u ngrit dy javë më parë, njofton Klankosova.tv.