Lajme

Mbrojtja e katërshes së UÇK-së u përgjigjet pyetjeve të trupit gjykues

Në Dhomat e Specializuara në Hags tashmë i përfunduan deklaratat përmbyllëse Prokuroria Speciale, mbrojtja e viktimave dhe mbrojtja e katër ish-krerëve të UÇK-së. Tashmë nisi parashtrimi i pyetjeve nga trupi gjykues.

Fillimisht gjyqtari, Kristof Barthe, i shtroi pyetje mbrojtjes së katërshes së UÇK-së për ligjshmërinë e arrestimeve apo paraburgimeve të pretenduara nga UÇK-ja.

Barthe:Në çfarë baze ligjore e thoni se UÇK-ja mund të arrestonte persona

“ A e argumentoni ju se UÇK si një grup i armatosur jo shtetëror ka pasur të drejtë për t’i arrestuar këta dy persona për arsye ushtarake apo të sigurisë dhe nëse po mbi ç’bazë ligjore e thoni këtë“, tha ai.

Avokati i ish-presidentit, Hashim Thaçi, Lluka Mishetiq këtë pyetje e quajti akademike, ndërsa shtoi se me ligjin jugosllav lejohet një gjë e tillë.

Mishetiq: Ligji jugosllav lejon arrestime të tilla

“Arsyeja pse e kemi ngritur këtë është se në fazën paragjyqësore sipas ligjit jugosllav lejohet një gjë e tillë. Kur ZPS-ja tha se nuk e kundërshton këtë gjë, ne gjatë gjithë gjyqit nuk e ngritëm këtë çështje e për ta ngritur tani cenon pozitën tonë, sepse e kemi hequr nga tryeza e bisedimeve në bashkëbisedim me ZPS-në. Sipas nesh, po të kishte arsye për të burgosur ekziston një bazë dhe sipas ligjit të brendshëm çështje e të drejtës ndërkombëtare humanitare nuk janë ngritur në këtë çast dhe nuk kemi pasur njoftim të mjaftueshëm”, tha ai.

Ndërsa, avokati i Kadri Veselit, Rodrey Dixon tha se arrestimet e personave që përcaktohen si rrezik i sigurisë parashihen edhe në të drejtën humanitare ndërkombëtare.

Dixon: Nuk ka asnjë dyshim që person që përbën rrezik mund të ndalohet

“E drejta humanitare ndërkombëtare për konflikt të armatosur ushtarak parashikon që mund të arrestohen persona që mund të perceptohen si rrezik i sigurisë…12’31’’29 Nuk ka asnjë dyshim që personi që përbën rrezik mund të ndalohet. Nuk bëhet fjalë këtu për kushte paqeje. Bëhet fjalë për kushte lufte“, shtoi Dixon.

Ndërsa, avokati i Jakup Krasniqi, Aiden Ellis tha se UÇK-ja do të duhej të kishte gëzuar të drejtën për të marrë masa në rast se në kampin e tyre futen ushtarë armiq.

Ellis: UÇK-ja duhet ta ketë gëzuar të drejtën për të marrë masa në rast se në kampin e tyre futen ushtarë armiq

“Nëse nuk ekziston mundësia e paraburgosjes atëherë çfarë do të bëjë UÇK-ja nëse 8 ushtarë armiq futen në kampin e tyre, qoftë edhe rastësish. Sipas mendimit tonë, do të duhej të ketë gëzuar të drejtën për të parandaluar në rrethanat e kohës”, tha ai.

Në procesin gjyqësor më të madh ndaj ish-krerëve të UÇK-së tashmë fjalën përfundimtar e kanë përfunduar Prokuroria Speciale, mbrojtja e viktimave dhe mbrojtja e ish-krerëve të UÇK-së. Kjo fazë përfundimtare në këtë proces gjyqësor ka nisur më 9 shkurt të këtij viti.

Këtë të mërkurë priten që katërshja e UÇK-së të marrin fjalën nga 20 minuta.

Të Ngjashme