Mbrojtja e të pandehurëve në rastin e katër të arrestuarëve në Mitrovicë të Veriut nën dyshimin për ofendim dhe sulm ndaj pjestarëve të Policisë së Kosovës është shprehur pjesërisht e kënaqur ndaj masës së arrëstit shtepiak të caktuar nga Gjykata e Mitrovicës
Avokati, Nebojsa Vlajiç ka deklaruar se Gjykata e refuzoi propozimin e prokurorit publik që të pandehurve tu përcaktohet paraburgimi, duke shtuar se të njetit do të lirohen nga policia dhe do të dërgohen në shtëpi, sepse u është caktuar arrest shtëpiak i cili do të zgjasë 30 ditë.
Rezultati është i tillë që mund të jemi pjesërisht të kënaqur
“Rezultati është i tillë që mund të jemi pjesërisht të kënaqur, jemi të kënaqur për arsye se dëshmuam se përcaktimi i masës së paraburgimit do të ishte reagim i tepërt në esencë një ngjarje të pa rëndësishme, ku mund të fajësohen të dy palët, po që vetëm njëra palë t’i vuaj pasojat nga kjo nuk do të ishte aspak e drejtë. Gjykata e refuzoi propozimin e prokurorit publik që të pandehurve tu përcaktohet paraburgimi, dhe ata sot do të lirohen nga policia dhe do të dërgohen në shtëpi, sepse u është caktuar arrest shtëpiak i cili do të zgjasë 30 ditë, më pas do të shohim se çfarë do të ndodhë, por thjesht kjo është një fitore e vogël e drejtësisë, sepse ata njerëzit realisht nuk e meritonin atë që kërkonte prokurori publik në këtë procedurë”, tha ai.
Në anën tjetër, prindi i njërit nga të arrestuarit, Vuk Joviq ka thënë se do të luftojnë që të dëshmojnë të vërtetën, që të njejtit nuk janë fajtorë për këtë cepër të cilën po akuzojnë.
Joviq: Jam i kënaqur që gjykata ka pasur qëllim të mirë
“Jam i kënaqur që gjykata ka pasur qëllim të mirë dhe ka liruar djalin tim dhe të pandehurit e tjerë në arrest shtëpiak. Do të luftojmë që të dëshmojmë të vërteten, e që është se ata nuk janë fajtorë për këtë vepër për të cilën po akuzojnë, prapë po e ceku do t’ju njoftojmë dhe shpresoj ne epilog pozitiv, për momentin kaq, prapë po ju them i kënaqur jam, jam i kënaqur është në pyetje fëmija 20 vjeçar”, tha ai.
Kujtojmë se, pas përfundimit të seancës, avokati, Shyqyri Syla ka thënë se të arrestuarit kishin pranuar se kanë fyer me fjalë, mirëpo jo edhe sulmuar policët.
Për këtë rast, të mërkurën kanë protestuar serbët lokalë të cilët kërkuan lirimin e katër të rinjëve.