LifeStyle

Mbrojtja natyrale e flokëve nga dielli: Maska që mbron çdo qime!

Gjatë verës, dielli është armiku më i madh i flokëve të femrës

Pos diellit, praktikisht kombinime vdekjeprurëse për shëndetin e flokëve janë dielli dhe uji i detit.

Për këtë arsye jemi përpjekur që të gjejmë recetën më të mirë natyrale për maskën e flokëve. Qiteni në flokë të thatë. Lëreni disa minuta që flokët ta thithin mirë dhe shpëlajeni me ujë të vakët.

Nevojiten:

– 1 e verdhë e vezës,
– 2 lugë vaj ulliri
– 1 lugë lëng limoni.

Përgatitja

Të gjithë artikujt përzieni me mikser.

Nëse dëshironi që maska të bëhet më e lëngshme në mënyrë që të qitni më lehtë në flokë, shtoni vetëm një lugë ujë.

Qiteni maskën në flokë të thatë (nuk është patjetër flokët të jenë të pastër), lëreni të veprojë gjysmë ore dhe shpëlajini.

Pas këtij tretmani lani flokët normalisht me shampon.

Gjatë verës mos harroni t’i hidratoni rregullisht flokët. Për shembull, nëse flokët do t’i lani sot, dy orë para larjes qitni në flokë vaj ulliri apo kokosi nga maja e kokës deri te përfundimi i qimeve. Pastaj me kujdes lani flokët.

Armiku më i madh i dëmtimit të flokëve është alkooli i cili në sasi të mëdha gjendet në çdo shampon.

Gjatë verës flokët gjithmonë lani me shampo të dedikuar flokëve të thatë dhe të dëmtuar, pa marrë parasysh çfarë ju janë flokët aktualisht.