Lajme

​Mbyllet hyrja për automjete në Fushë Kosovë

Kolona të gjata me automjete janë krijuar përgjatë rrugës Pejë-Prishtinë, përkatësisht nga Komorani deri në Fushë – Kosovë në drejtim të Prishtinës.

Në pamjet e siguruara nga KosovaPress shihet se disa vetura me qytetarë të cilët kanë edhe flamuj janë të bllokuar në autoudhën, në Komoranë (Pejë – Prishtinë).

KosovaPress mëson se në Fushë – Kosovë është mbyll hyrja nga policia për automjete në Fushë – Kosovë.

Një grup i vogël i qytetarëve po vazhdojnë të qëndrojnë ende para selisë së EULEX-it.

Reagimi i qytetarëve shihet pas vendimit dënues të Gjykatës Special për ish-krerët e UÇK-së.

Të Ngjashme