Në Gjykatën Themelore në Prishtinë sot është mbajtur shqyrtimi gjyqësor për rastin tragjik të vrasjes së Liridona Ademajt.
Në seancën e sotme, u dëgjua dëshmia e të akuzuarit Kushtrim Kokalla.
Kjo seancë sot u mbyll për publikun, pasi që do të parashtrohen pyetje për jetën private të Liridona Ademajt dhe Naim Murselit.
Seanca e radhës është vendosur me 17 prill.
